Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet shkodrani i dënuar në Itali për ‘Trafik droge’


Policia e Shtetit ka vënë në pranga një qytetar në Shkodër, i cili ishtenë kërkim nga drejtësia italiane.

I arrestuari quhet Fran Malocaj, 53-vjeç i cili gjithashtu njihej me një emër tjetër: Françesk Pashku, 52 vjeç banues në Trush, Shkodër.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Trushi”.

Kapet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, Departamentin e Policisë Kriminale dhe misionin Interforza, kanë bërë të mundur lokalizimi në qytetin e Shkodrës, të 53-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Trushi”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit shqiptar Fran Malocaj, 53 vjeç alias Françesk Pashku, 52 vjeç banues në Trush, Shkodër.  “– thuhet në njoftimin e policisë.    

Ky person i cili ka dy emra dhe 2 vite të ndryshme lindjesh,rezulton i dënuar me 6 vite burg në Itali për kryerjen e veprës penale “Trafik narkotikësh, kryer në bashkëpunim”.

Ai është shpallur në kërkim që nga viti 2018.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit ne Ankona / Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafik narkotikësh, kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë”- thotë policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *