Vendosni fjalën kyçe....

OBSH: Ne e paralajmëruam botën por nuk na dëgjoi


Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit tha të hënën se agjensia kishte ngritur nivelin më të lartë të alarmit për koronavirusin e ri që në janar, por u ankua që jo të gjitha vendet i kishin zbatuar këshillat.

“Agjensia mund të japë vetëm këshilla, por një gjë duhet të jetë e qartë, ne nuk kemi ndonjë mandat për t’i detyruar vendet të zbatojnë këto këshilla. Varet nga vendet nëse duan të dëgjojnë këshillat tona apo t’i refuzojnë ato” – tha Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për media në Gjenevë.

Më 30 janar, OBSH shpalli nivelin më të lartë të urgjencës globale. “Gjatë asaj kohe, siç mund të mbani mend, kishte vetëm 82 raste jashtë Kinës. Bota duhet ta kishte dëgjuar OBSH-në atëherë, me kujdes. Çdo vend mund të kishte marrë të gjitha masat e nevojshme shëndetësore publike për ta parandaluar”, shprehet Tedros.

Shefi i OBSH-së tha se në fund të ditës, secili vend merr përgjegjësinë e vet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *