Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën 728 persona në Iran, konsumuan alkool se besuan që i mbron nga Covid-19


728 persona kanë humbur jetën deri tani në Iran, pasi konsumuan alkool toksik, duke besuar se ai mund të kurojë Covid-19, shkruajnë mediat lokale.

Portali Etemadonline citoi burime të Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, që thanë se rreth 128 njerëz të tjerë vdiqën pasi konsumuan alkool që nga 7 Prilli.

Njerëzit konsumuan pije të paligjshme pasi u përhapën thashethemet se ajo parandalonte infektimin nga Covid-19, infeksionit viral që ka marrë mijëra jetë në të gjithë botën.

Shitja dhe konsumi i pijeve alkoolike është i ndaluar për qytetarët myslimanë në Iran.

Sipas ligjit iranian, ata që prodhojnë, blejnë ose shesin pije alkoolike mund të dënohen me burgim dhe rrahje. Numri i vdekjeve në Iran lidhur me Covid-19 ka shkuar në 5.877.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *