Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me bombë në Siri, dhjetëra të vrarë


Të paktën 40 persona janë vrarë në një sulm me bombë në qytetin sirian Afrin, ka thënë Turqia.

Guvernatori i provincës kufitare turke, Hatay, ka thënë se një cisternë me naftë ka kryer sulmin me granatë në një treg me njerëz.

Ai dhe Ministria turke e Mbrojtjes kanë fajësuar Unionin Patriotik të Kurdistanit (PKK) për këtë sulm.

Ky grup ka luftuar për autonominë e kurdëve në Turqi për dekada.

Qyteti Afrin kontrollohet nga forcat turke dhe fraksione të opozitës siriane.

Më 2018, këto forca patën nisur një operacion të përbashkët me qëllim të largimit të Njësive kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG) nga kjo rrethinë.

Qeveria turke akuzon YPG-në se është zgjatim i PKK-së, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Mirëpo SHBA-ja pretendon se YPG-ja, e cila i ka ndihmuar në mposhtjen e grupit militant, Shtetit Islamik në Siri, është subjekt i ndarë nga PPK-ja.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup me bazë në Londër ka thënë se cisterna me naftë ka shpërthyer në një treg të hapur, që gjendet afër zyrave të qeverisë lokale.

Ky treg është zakonisht i mbushur me blerës myslimanë, që furnizohen me ushqime gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *