Vendosni fjalën kyçe....

Terrorizuan Skraparin, dorëzohen dy vëllezërit që i hapën probleme policisë


Dy vëllezër mbrëmjen e djeshme në Skrapar, pas një sherri mes tyre kanë dalë në dritare dhe kanë qëlluar në ajër.

Sipas policisë, të dy personat kanë qenë me probleme mendore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “5 Shtatori” në qytetin e Skraparit. Hasan dhe Hysen Hoxha, përkatësisht 57 dhe 61-vjeç, kanë terrorizuar gjithë qytetin nga krismat e armëve dhe pas mbërritjes së policisë afër banesës së tyre, ata janë frikësuar dhe kanë filluar të qëllojnë sërish.

Policisë lokale i është dashur të kërkojnë ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët rrethuan banesën dhe nën ndihmën e një grupi negociatori nga RENEA bënë të mundur dorëzimin e dy vëllëzërve.

Tensioni përfundoi rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur 57-vjeçari Hasan Hoxha doli nga banesa dhe u dorëzua. Të dy vëllezërit Hoxha janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *