Mes kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe zv.ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari ka pasur një përplasje në emisionin “Open” për numrin e viktimave nga koronaviursu në Shkodër
Voltana Ademi tha se ministria e Shëndetësisë nuk i ka raportuar të dhënat e sakta nga Shkodra.
“Ka pasur viktima nga Shkodra që kanë ndërruar jetë, duke pasur sëmundje të tjera por që janë prekur edhe nga Covid-19. Janë 5 viktima të tilla. Këto kanë ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës dhe atë të Tiranës”- tha Ademi.
Kjo deklaratë e Ademit është kundërshtuar nga Lamallari i cili tha se nuk ka një qëllim për të fshehur të dhënat.
“Nuk ka kuptim që të fshihen të dhënat”- tha Lamallari.