Vendosni fjalën kyçe....

Autoritetet shëndetësore në Zvicër: Fëmijët e vegjël mund t’i përqafojnë gjyshërit


Autoritetet zvicerane thonë se tani është e sigurt për fëmijët nën moshën 10 vjeç, që të përqafojnë gjyshërit e tyre.

Shefi i sëmundjeve infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, Daniel Koch, tha që shkencëtarët kishin arritur në përfundimin se fëmijët e vegjël nuk e transmetojnë virusin.

Megjithatë, ai shtoi se takimet duhet të jenë të shkurtra dhe të mos përfshijnë kujdesjen për fëmijën.

Zvicra është një nga vendet evropiane që ka filluar të lehtësojë masat e bllokimit të vendosur për shkak të pandemisë.

BBC shkruan se këtë javë, qendrat e kopshteve dhe parukeritë janë lejuar të hapin dyert. Shkollat ​​dhe dyqanet do të lejohen të rihapen brenda dy javësh.

Dr.Koch tha në një konferencë shtypi këtë javë se këshillat për të mbajtur distancën midis fëmijëve dhe gjyshërve të tyre u bënë kur dihej më pak mbi mënyrën se si transmetohej koronavirusi.

“Fëmijët e vegjël nuk janë të infektuar dhe nuk e transmetojnë virusin,” tha ai, citon BBC. “Ata thjesht nuk kanë receptorët për të kapur sëmundjen”.

Dr.Koch shtoi që shumë gjyshër “jetojnë për të parë nipërit dhe mbesat e tyre” dhe se kjo ishte e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor. Ai tha se nuk ishin fëmijët ata që përbënin rrezik për të afërmit e moshuar, por prindërit e tyre.

Rishikimi i këshillave zyrtare në Zvicër, erdhëi pas konsultimit me ekspertë në universitetet në Cyrih, Bern dhe Gjenevë.

Këshilla vlen vetëm për fëmijët e vegjël të cilët nuk tregojnë shenja sëmundjeje, ndërsa fëmijët më të rritur ende duhet të shmangin kontaktin me gjyshërit. Megjithatë, jo të gjithë ekspertët pajtohen me gjetjet e qeverisë zvicerane.

Shefi virolog i Gjermanisë, Christian Drosten, i tha transmetuesit austriak ORF se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të thënë përfundimisht se fëmijët e vegjël nuk mund të transmetonin virusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *