Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari përgëzon Manastirliun: E vetmja që thatë një fjalë për t’u duartrokitur


Rudina Hajdari ka përgëzuar ministren e Shëndetësisë për punën e bërë lidhur me situatën në Kuvend.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se fjala e mbajtur nga ministrja në Kuvend ishte për t’u duatrokitur ndërsa akuzoi kryeministrin Rama që sipas saj po tallet me qytetarët.

“Ai që abuzon sot do t’i përgjigjet popullit në datën e zgjedhjeve. Ai kryeministër që sot tallet duke folur me veten dhe duke sharë lartë e poshtë po çon energji negative në popull. Ministrja Manastirliu ishe e vetmja sot që thatë një fjalë që ishte për t’u duartrokitur dhe keni bërë një punë shumë të mirë. Si një nënë ju uroj për punën që keni bërë.” – tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *