Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: Njerëzit mbi 50-të vjeç duhet të mbahen në izolim më gjatë, të gjobiten nëse dalin


Studiuesit thonë se njerëzit mbi moshën 50-vjeçare duhet të mbahen në izolim më gjatë se të tjerët dhe të gjithëve kur dalin jashtë duhet të kërkohet të vërtetojnë moshën.

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti Warwick shtetet duhet të aplikojnë një ‘strategji moshe’ si opsionin më të mirë për t’i dhënë fund bllokimit të vendosur për shkak të koronavirusit.

Daily Mail shkruan se strategjia e propozuar bazohet në faktin se niveli i vdekjeve të shkaktuar nga COVID-19 tek 50-vjeçarët, është 20 herë më i lartë se vdekjet në mesin e 20-vjeçarëve.

Rreziku i vdekshmërisë nga infeksioni sipas grupmoshave

Autorët e studimit shkruajnë se nëse aplikohet një strategji e tillë, oficerëve të policisë do t’u jepej fuqia për të gjobitur ata që shkelin rregullin e  moshës për të dalë.

 

Në një shembull ekstrem të paraqitur nga autorët e studimit, bazuar në të dhënat nga Kina, ata thonë se duke lënë të lirë moshat mbi 50-të para kohe pa patur ende një vaksinë, mund të çojë në 40,000 vdekje.

Në studimin me titull “Mosha, rreziku i vdekjes dhe hartimi i një strategjie daljeje”, studiuesit e universitetit Warwick japin pesë avantazhe nëse aplikohet kjo lloj strategjie.

1 – nuk presim pafund për të rihapur ekonominë;

2- Është mënyra më e sigurt për hapjen para se të vihet në dispozicion një vaksinë;

3- Është strategjia më pak e mundshme për t’i kërkuar njerëzve më vonë që të kthehen përsëri brenda në raunde të tjera, pasi të rinjtë në parim mund të qëndrojnë jashtë nëse lihen të lirë njëherë.

4- Kursen kohën që studiuesit të punojnë për një vaksinë;

5- Synon grupin më të goditur financiarisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *