Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 806 numri i të infektuarve në Kosovë, 7 raste të reja


IKSHPK-ja bëri të ditur se janë konfirmuar 7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ndërkohë që 22 persona janë shëruar.

Numri total i të shëruarve është 271 nga 806 raste të konfirmuara. 22 persona kanë humbur jetën pasi u infektuan me Covid-19 por që kishin edhe sëmundje tjera.  

Shtatë të infektuarit janë nga këto vendbanime: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren) dhe nga 1 rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen masat që sa më shpejt të dilet nga kjo situatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *