I mandatuari për kryeministër Avdullah Hoti deklaroi se qeveria e re do ketë 16 ministri ndërsa nuk bëri publikë emrat e tyre nga radhët e LDK-së.
Pas disa orë takim në seli të partisë me kryesinë, LDK-ja as sot s’ka vendosur lidhur me emrat për ministra.
“Kabineti do të ketë 16 ministri, besoj që sot ose nesër do ti publikojmë. Nuk kemi vendosur ende e kemi informuar në detaje kryesinë e LDK-së se kemi caktuar ende kabinetin nga ana e LDK-së po presim për kohën se kur do të mbahet seanca.
Kemi bërë një riorganizim të ministrive për të ruajtur funksionalitetin te pjesa e ekonomisë, kemi bë disa ndryshme, detajet me partnerët do ti bëjmë publik”, ka thënë Hoti.