Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania e cilësoi Hezbollah-un organizatë terroriste, reagon Irani: Do përballeni me pasoja


Një ditë pasi Gjermania caktoi Hezbollahun një organizatë terroriste, Irani ka “dënuar ashpër” këtë veprim dhe kërcënoi Gjermaninë me pasoja. Ata akuzuan Gjermaninë se po ndihmon SHBA-në dhe Izraelin.

Ministria e jashtme iraniane paralajmëroi se Gjermania do të përballet me pasojat e vendimit të saj për të plotësuar dëshirat e SHBA dhe Izraelit.

Autoritetet gjermane përcaktuan Hezbollah si një “organizatë shiite terroriste” dhe ndaluan veprimtarinë e saj në tokën gjermane të enjten.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane Seyyed Abbas Mousavi “dënoi me ngulm” masën në një deklaratë të botuar herët në mëngjes të Premten. Ministria e Jashtme e përshkroi atë si një “masë që i shërbente objektivave të SHBA.-së dhe regjimit Zionist të Izraelit”, në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *