Vendosni fjalën kyçe....

BBC mund të karantinojë aktorët dhe stafin për të xhiruar shfaqjet televizive


BBC mund të vendosë aktorët dhe regjisorët në karantinë dhe të largojë audiencën nga studiot, për të ndihmuar në rifillimin e prodhimit të televizionit pasi pandemia e koronavirusit mbylli pjesën më të madhe të industrisë.

Shefi i dramës në BBC ka thënë se kompania është aq e shqetësuar për mungesën e një programimi të ri saqë mund të provojë që të vendosë së bashku në karantinë stafin e shfaqjeve të caktuara televizive.

BBC shpreson se mund të rifillojë prodhimin e shumë prej shfaqjeve të saj së shpejti, përfshirë dramat e njohura Line of Duty dhe Blinders Peaky.

Duke folur gjatë një paneli virtual, Piers Wenger tha se vendimi për të karantinuar kastën e aktorëve dhe stafin do të lejonte “aktorët të bashkëveprojnë në të njëjtën hapësirë” pa pasur nevojë të udhëtojnë për shfaqjet.

“Nëse distancimi shoqëror vazhdon për një vit, ne do të dëshirojmë të fillojmë të bëjmë dramë të re në atë kohë. A do të shohim si opsion karantinimin e aktorëve dhe stafin në mënyrë që të lejojmë aktorët të bashkëveprojnë në të njëjtën hapësirë? Kush e di.”- tha Wenger.

Pierce Wenger

Sipas gazetës britanike “The Guardian”, Wenger pranoi se mbajtja e aktorëve të famshëm në një vend mund të rezultojë e kushtueshme, por shtoi se ky ishte lloji i masës drastike që do të duhej të bëhej nëse rregullat e distancës shoqërore mbeten në fuqi deri në vitin 2021.

Ndërsa ITV dhe Netflix po kërkojnë të prodhojnë përmbajtje përmes videokonferencave, BBC po konsideron mjete të tjera.

“Ne jemi shumë të interesuar që gjithçka të mos bëhet në Zoom”- tha Charlotte Moore, drejtore për përmbajtjen në BBC.

“Për momentin njerëzit janë duke shijuar këtë ‘Jemi të gjithë bashkë’ dhe mundësinë të shohim brenda shtëpisë së të gjithëve. Por ka edhe një oreks masiv për të gjitha shfaqjet masive.”– thotë Moore.

Charlotte Moore

Ajo duhet të merret me mungesën e ngjarjeve të mëdha sportive dhe kulturore këtë verë, së bashku me vonesat në seritë e reja të programeve të tilla si The Apprentice, Top Gear, dhe Dragons.

Për këtë shkak, Moore tha se kriza mund ta detyrojë BBC-në të mbështetet edhe më shumë në programet e prodhuara brenda vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *