Vendosni fjalën kyçe....

Në aeroportin e Vjenës do ofrohen testime për koronavirusin, ndryshe udhëtarët karantinohen për 14 ditë


Duke nisur nga data 4 maj, Aeroporti i Vjenës do të ofrojë mundësinë e testimit për koronavirusin e ri.

Deri më tani, personat që hyjnë në Austri, është dashur të posedojnë një certifikatë shëndetësore që nuk janë të infektuar me COVID-19. Në të kundërten, ata detyroheshin të izolohen për 14 ditë.

Testimin në aeroport, i cili kushton 190 euro, mund ta bëjnë edhe udhëtarët që largohen nga Vjena.

Austria ka regjistruar 15.526 raste me koronavirusin e ri, dhe 598 vdekje. Ky vend ka filluar të lehtësojë masat e izolimit duke lejuar hapjen e disa llojeve të bizneseve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *