Vendosni fjalën kyçe....

“S’duam t’ja dimë për koronavirusin” – Mijëra besimtarë në Afganistan thyejnë rregullat për t’u lutur bashkë (VIDEO)


Mijëra myslimanë kanë mbajtur lutje publike gjatë Ramazanit në Afganistan, duke injoruar masat e sigurisë për Covid-19.

Udhëheqësi i tyre radikal kishte deklaruar më herët që po të vdisnin nga virusi, kjo do të ishte një formë martirizimi.

RT shkruan se një turmë e madhe ndjekësish të predikuesit të linjës së ashpër Salafiste, Mujib Rahman Ansari, ishin mbledhur për një lutje në grup pranë vendit të pelegrinazhit Gazer Gah Sharif në Herat. Ky është qyteti i tretë më i madh në Afganistan.

 Besimtarët u ulën pranë njëri-tjetrit, duke injoruar normat e distancës sociale dhe nuk mbanin maska ​​ose mjete të tjera mbrojtëse.

“Ne nuk duam t’ja dimë për koronavirusin. Ne besojmë se Zoti e krijoi koronavirusin. Unë mendoj se është vetëm një krijim i Zotit, ashtu si ne. Ishte vullneti i Zotit për të krijuar një virus të tillë”– tha një nga të pranishmit për agjencinë Ruptly.

Ansari më parë u kishte thënë ndjekësve të tij se vdekja nga Covid-19 do të konsiderohej martirizim. Shumë klerikë muslimanë u kanë kërkuar besimtarëve që të luten në shtëpi gjatë Ramazanit dhe të vazhdojnë distancimin shoqëror gjatë pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *