Një përplasje fizike në fshatin Pendavinj të Maliqit ka çuar në plagosjen e tre personave.
Sipas policisë, një 20-vjeçar ka shkuar në banesën e tezes së tij dhe ka goditur me mjete të forta atë dhe bashkëshortin e saj.
Pas përplasjes, të tre personat kanë marrë dëmtime fizike e janë dërguar në spitalin e Korçës për t’u mjekuar.
Maliq/Informacion paraprak
“Më datë 04.05.2020, në orën 11:05, në fshatin Pendavinj, shtetasi I. J., rreth 20 vjeç, ka shkuar në banesën e tezes së tij, shtetases D. L., rreth 60 vjeç dhe është përfshirë në një konflikt me bashkëshortin e saj A. L., 68 vjeç dhe 60 vjeçaren, si pasojë e të cilit dyshohet të kenë marrë dëmtime trupore të tre këta shtetas, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”