Brazilianit Nejmar duket se i është mërzitur qëdrimi te francezët e PSG-së dhe kërkon rikthimin te Barcelona.
Sipas ‘El Mundo Deportivo’, lojtari ka hedhur poshtë 100 milionë eurot e ofruara nga klubi parisien për të rizgjatur marrëveshjen që përfundon në vitin 2022.
Në Spanjë janë të bindur se braziliani kërkon me çdo kusht rikthimin te Barcelona madje për këtë është shprehur i gatshëm që të pranojë edhe një pagë më të ulët. Sulmuesi merr një pagë vjetore rreth 50 milionë euro duke përfshirë rrogën dhe honoraret e ndryshme.
Nëse Barcelona do donte ta rimerrte sulmuesin do i duheshin 180 milionë euro e për këtë arsye Nejmar ka shprehur vetë dëshirën për t’u larguar në mënyrë konsensuale duke i kursyer klubit spanjoll një shumë të madhe eurosh në kohë krize.