Presidenti Meta ka dekretuar sot 4 ligje të miratuara nga parlamenti.
Ligjet e firmosura nga kreu i shtetit janë ‘Për standartizimin’, ‘Për mbrojtjen e biodiversitetit’, ‘Për një hua shtesë lidhur me rehabilitimin e rrugës së lumit të Vlorës’ e ‘Ratifikimi i protokollit për tregtinë e lirë me vendet e Europës qendrore’.
Ligjet e dekretuara nga Meta
1-DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 40/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 11470
Tiranë, më 30.04.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
2- DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 41/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 11471
Tiranë, më 30.04.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
3-DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 47/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.
Nr. Dekretit 11474
Tiranë, më 30.04.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
4-DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 46/2020 “Për ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”.
Nr. Dekretit 11473
Tiranë, më 30.04.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META