Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga, godet policin që po kontrollonte dokumentet e një “BMW X5”


Foto ilustruese

Një punonjës policie është plagosur pasi një makinë që doli në rruga në Vorë e goditi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën interurbane Durrës-Tiranë në hyrje të Vorës ku një makinë e drejtuar nga 20-vjeçari me iniciale M.B., ka humbur kontrollin duke goditur një makinë të parkuar, BMW X5 dhe një punonjës policie, që po kontrollonte dokumentacionin e kësaj të fundit.

Polici është dërguar në spital ndërsa drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat.

Njoftimi

Më datë 04.05.2020, rreth orës 13:00, në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, në hyrje të Vorës, automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M. B ., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe për pasojë ka goditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMW X5, si dhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit të automjetit tip BMW X5 në krahun e shoferit të këtij mjeti, i cili ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar.

Punonjësi i Policisë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *