236 viktima janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit nga COVID-19 teksa totali shkon në 29,315 të vdekur.
Nga testimet e kryera ditën e sotme kanë rezultuar me koronavirus 1075 raste të reja duke e çuar numrin total në 213,000.
Që nga fillimi i epidemisë, luftën me sëmundjen e kanë fituar 85,231 persona në Itali.