Vendosni fjalën kyçe....

E pabesueshme sa ka ndryshuar Adele, zbulon foto me rastin e ditëlindjes


Duket e pabesueshme, por vajza që shihni në foto është këngëtarja britanike Adele. Ajo më 5 maj mbushi 32-vjeç dhe këtë ditëlindje e ka festuar në formën e saj më të mirë.

Pas një diete strikte e shumë ushtrime, Adele ka treguar se sa shumë ka ndryshuar përmes një fotografie të publikuar në “Instagram”, ku falenderon fansat për urimet e tyre.

Në këtë mesazh, Adele nuk harroi të falenderoi dhe mjekët e infermierët të cilët po punojnë në frontin e parë të luftës me koronavirusin.

Që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj Simon Konecki në prill të vitit 2019, këngëtarja ka bërë përpjekje maksimale për të rënë në peshë.

Ajo ka marrë instruksione nga Ayda Field, duke bërë stërvitje me intensitet të lartë në shtëpi. E po ashtu ka mbajtur një dietë strikte, atë të quajtur dieta Sirt, e cila insiston në marrjen e ushqimeve të veçanta që njihen si super rregullatorë metabolikë. Këto ushqime janë në gjendje të moderojnë oreksin dhe të djegin dhjamin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *