7204 mjete që kryejnë shërbime transporti do përfitojnë rimbursimin e taksës nga ana e qeverisë.
Sipas njoftimit të publikuar nga kryeministri në Facebook, që ka publikuar edhe listën e mjeteve përfituese, për ata që e kanë paguar këtë taksë tashmë, rimbursimi do bëhet në çastin e pagesës së taksës së vitit të ardhshëm.
Njoftimi
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga DPSHTRR për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve.
Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete!
Nga kjo paketë solidare e DPSHTRR-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë:
🔺Autobus (mbi 8+1),
🔺Transport qytetës,
🔺Transport rrethqytetës,
🔺Transport ndërqytetës,
🔺Shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),
🔺Ndërkombëtar të rregullt,
🔺Transport për personele,
🔺Transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!
Ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë!
Institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi!
ps: Ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së tvmp pasardhëse!