Vendosni fjalën kyçe....

Në Tanzani tamponët e dhisë dalin pozitivë me koronavirus, në pikëpyetje saktësia e testeve


Presidenti i Tanzanisë Magufuli, qeveria e të cilit është akuzuar se ka nuk ka qenë transparente me shifrat mbi koronavirusin deklaroi se kitet e testimit nuk janë 100% të sakta në nxjerrjen e rezultateve. 

Ai tha gjatë një eventi në rajonin veri-perëndimor të Tanzanisë se kitet e testimit për COVID-19 ishin importuar nga jashtë duke mos dhënë më tepër detaje, raporton Reuters.

Për të vërtetuar dyshimet e tij, ai tha se kishte marrë tamponë nga një frut i quajtur paupau, një dhi dhe një dele, dhe i kishte çuar në laborator pa njoftuar specialistët se ishin nga kafshë dhe frutat.

“Tamponët e “paupaut” dhe dhisë dolën pozitive për COVID-19,”- tha presidenti, duke shtuar se kjo do të thoshte se ka të ngjarë që disa njerëz të testoheshin pozitivisht kur në fakt nuk ishin të infektuar nga koronavirusi.

Presidenti tha se ai kishte udhëzuar forcat e sigurisë Tanzanike që të kontrollojnë cilësinë e kiteve.

Ka diçka që po ndodh. Unë thashë më parë se nuk duhet të pranojmë që çdo ndihmë është menduar të jetë e mirë për këtë komb, “-tha Magufuli, duke shtuar se kitet duhet të hetohen.

Që nga e diela, Tanzania kishte regjistruar 480 raste të vdekjeve të COVID-19 dhe 17, por ndryshe nga shumica e vendeve të tjera afrikane, Dar es Salaam ndonjëherë shkon me ditë të tëra pa ofruar azhurnime, me buletinin e fundit për rastet e Mërkurën.

Magufuli gjithashtu tha se ai po dërgonte një aeroplan për të mbledhur një kurë që promovohej nga presidenti i Madagaskarit. Përzierja bimor nuk ka kaluar ende testet shkencor të njohura ndërkombëtarisht.

Unë po komunikoj me Madagaskarin,“- tha ai gjatë një fjalimi, duke shtuar: “Ata kanë një ilaç. Ne do të dërgojmë një avion atje dhe ilaçi do të sillet në vend, në mënyrë që edhe tanzanianët të përfitojnë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *