Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj parashikon efektet në ekonomi nga koronavirusi: Dëmi 1 miliard brenda vitit në buxhetin e shtetit


Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, parashikoi gjatë një intervistë në emisionin “Opinion” se dëmi ekonomik i shkaktuar nga epidemia e koronavirusit për shtetin shqiptar do jetë rreth 1 miliard euro.

Ky dëm do transferohet sipas tij te ndërmarrjet  pasi bllokimi ka goditur prodhimin ndryshe nga kriza e viti 2008.

Dëmi ekonomik këtë vit mund të shkojë përreth minus 5 përqindje. Nëse do e transmetoja në shifra të prodhimit të brendshëm bruto, gati 1 miliardë dollarë brenda vitit. Unë mendoj që do të jetë pak më e lartë, do të shkojë tek 8 përqindje dhe do të kalojë 1.3 miliardë dollarë dhe si dëm do të transferohet tek ndërmarrjet. Pra kemi prodhimin. Kjo është ndryshe si krizë nga ajo e vitit 2008, është krizë e sektorit real të krijuar nga frika e pandemisë”-tha Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *