Vendosni fjalën kyçe....

Kurti tregon se çfarë di ai nga marrëveshja për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës


Kryeministri në Detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për emisionin “Opinion” ka zbuluar një prej skenarëve të idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti gjithashtu foli se  si Thaçi dhe Vuçiç e kanë keqpërdorur ambasadorin Grenell për çështjen e shkëmbimit të territorëve.

Së pari ka shumë keqinformim nga kundërshtarët e qeverisë jo vetëm në Uashington. Në anën tjetër ka 3 vjet që qarkullojnë fjalët për një shkëmbim territorial dhe është Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë që kanë një marrëdhënie të shkurtër me njëri-tjetrin dhe ata kanë keqpërdorur ambasadorin Grenell në këtë çështje. Ambasadori Grenell vjen tepër vonë në marrëdhënien e shkurtër mes 2 presidentëve. Në konferencat ndërkombëtare qëndrimet publike të tyre janë të sinkronizuara” – deklaroi Kurti.

Më tej Kurti zbuloi se marrëveshja e ashtëquajtur sekrete  i është komunikuar atij nëpërmjet këshilltarit të tij të prezantuar nga një prej bashkëpunëtorëve të Presidentit Thaçi.

Është një marrëveshje sipas të cilës Kosova duhet të heqë dorë nga komunat në veri të lumit Ibër, Kosova të marrë ca fshatra në Luginën e Preshevës por kurrësesi Bujanovcin dhe Medvegjën. Një bashkëpunëtor i Presidentit ka biseduar me një nga këshilltarët e mi dhe i ka prezantuar këtë që ju thash unë”- tha Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *