Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania ndalon “terapitë e konvertimit të gay-ve” te të miturit


Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar një ligj që ndalon të ashtuquajturën “terapi e konvertimit të homoseksualëve” për të rinjtë në të gjithë vendin.

Siç shkruan BBC, ligji i ri ka për qëllim të ndalojë grupet që ofrojnë shërbimin,  i cili pretendon që mund të ndryhsojë orientimin seksual të të rinjve nën 18-vjeç.

Ata që shkelin ligjin e ri mund të vuajnë deri në një vit burg, ose të gjobiten me 30,000 euro. Hulumtimet sugjerojnë se kjo praktikë mund të çojëtë rinjtë në depresion dhe të rrisë rrezikun e vetëvrasjeve.

Sipas ligjit të miratuar të enjten në mbrëmje, të miturit nuk do të lejohen të marrin pjesë në ndërhyrje mjekësore që synojnë të ndryshojnë ose shtypin orientimin e tyre seksual ose identitetin gjinor.

Prindërit dhe kujdestarët ligjorë gjithashtu mund të ndëshkohen nëse i detyrojnë fëmijët t’i nënshtrohen këtyre praktikave.

Praktikat e terapisë së konvertimit mund të përfshijnë hipnozën dhe shokun elektrik. Por ekspertët thonë se fjala ‘terapi’ është mashtrim në këtë rast sepse nuk ka asnjë bazë shkencore për të.

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn tha se ishte i nevojshëm një ligj i fortë për të mbrojtur të rinjtë, që detyrohen nga familjarët për të bërë këto lloj terapish.

“Ata duhet të ndjehen të fortë kur shteti, shoqëria e Parlamenti e bëjnë të qartë se: ne nuk e duam këtë në vend”– tha Spahn, i cili është vetë homoseksual.

John Spahn


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *