Njerëzit me ngjyrë rrezikojnë gati dy herë më shumë të vdesin nga koronavirusi sesa njerëzit e bardhë, por mjekët nuk po arrijnë dot ta shpejgojnë përse.
Të dhënat u paraqitën në një studim të Zyrës për Statistikat Kombëtare në Britani, ku u hoqën faktorë të tillë si varfëria dhe mënyra e jetesës.
Burrat dhe gratë me ngjyrë sipas statistikave treguan se kishin 1.9 herë më shumë gjasa të vdisnin nga Covid-19 sesa të bardhët, shkruan The Sun.
Kur në shifrat e vdekjeve u përfshinë dhe kushtet themelore shëndetësore, mosha, pasuria dhe profesioni, rreziku në krahasim me të bardhët u rrit në 4.4 herë tek burrat me ngjyrë dhe 4.3 tek gratë me ngjyrë.
E këtu përfshihen dhe njerëzit e Bangladeshit dhe të etnive pakistaneze, indiane dhe të përzier. Do të thotë që studiuesit besojnë se pakicat etnike mund të jenë gjenetikisht më të prekshme nga virusi.
“Faktorët gjenetikë gjithashtu mund të luanin një pjesë dhe ia vlen të studiohen në drejtim të masave parandaluese dhe trajtimeve.”– tha profesori Liam Smeeth, i cili ka udhëhequr studimin në lidhje me këtë çështje.
Në fillim dyshohej se pakicat etnike kishin më shumë të ngjarë të vdisnin, sepse ata priren të jenë më të varfër, të jetojnë në shtëpi të mbipopulluara dhe të kishin punët në frontin me virusin.
Por statistikat tregojnë se ky nuk është shpjegimi i vetëm. Studiuesit analizuan të dhënat e 17.4 milion milion njerëzve midis 1 shkurtit dhe 25 prillit, mes tyre 5,707 kishin vdekur.
“Një mundësi është që ata të kenë nivele shumë më të larta të kushteve themelore si mbipesha, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut – por kemi zbuluar se kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e shpjegimit.”– tha profesori Smeeth.
Shkencëtarët gjithashtu vunë re që ata që konsiderohen si obezë, me një BMI mbi 40, kanë tre herë më shumë të ngjarë të vdesin.