Vendosni fjalën kyçe....

Si kaloi COVID-19 nga lakuriqët e egër tek njeriu? OBSH flet për një kafshë tjetër ndërmjetëse


Ndërsa vijojnë debatet për origjinën e koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit do të duhet të paktën deri në një vit për të gjetur origjinën e saktë.

Duke folur në Gjenevë, një ekspert i OBSH-së për viruset me origjinë nga kafshët tha se provat treguan për lakuriqët si burim origjinal, por një kafshë tjetër veproi si një transmetues i ndërmjetëm te njeriu

“Virusi ndoshta mbërriti te njerëzit përmes kontaktit me kafshët, megjithëse shkencëtarët ende nuk kanë përcaktuar se cilat specie”– tha Peter Ben Embarek këtë të premte.

Studimet kanë treguar se macet dhe qelbësit janë të ndjeshëm ndaj Covid-19, dhe qentë po ashtu në një masë më të vogël. Por  ende nuk dihet nëse ata mund të transmetojnë sëmundjen te njerëzit.

Është e rëndësishme të zbuloni se cilat kafshë mund të infektohen për të shmangur transmetimin tek një specie tjetër, tha Embarek.

Organizata përsëriti gjithashtu se nuk kishte parë asnjë provë, të cituar nga presidenti amerikan Donald Trump, se virusi mund të kishte origjinën në një laborator kinez.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se ku filloi saktësisht shpërthimi. Provat tregojnë për një treg në Ëuhan, por nga 41 raste të hershme të virusit, vetëm 27 kishin një lidhje të drejtpërdrejtë me tregun.

Virusi do të ketë kaluar nga lakuriqët në një kafshë tjetër përpara se të infektojë njerëzit, por cila kafshë mbetet e paqartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *