Vendosni fjalën kyçe....

Raporti – Kina kushtëzoi ndihmat mjekësore ndaj vendeve me vlerësimin e reagimit të saj ndaj Covid-19


ë

Kina kushtëzoi ndihmn ndaj Polonisë me vlerësimin e qeverisë së saj për reagimin ndaj pandemisë Covid-19.

Një numër në rritje raportesh nga vende të ndryshme, sugjerojnë se liderët e Kinës kanë përdorur ndihmën si levë për të detyruar krerët e shteteve të lavdërojnë Pekinin dhe duke kufizuar kritikën ndaj përgjigjes së Kinës ndaj pandemisë, raporton ‘Axios’.

E njëjta gjë ndodhi me Italinë, Serbinë, Meksikën, Gjermaninë.

Një numër në rritje raportesh tregojnë se zyrtarët kinezë i shtynë homologët e tyre në Evropë të bëjnë deklarata pozitive në lidhje me Kinën në mënyrë që të marrin dërgesa të furnizimeve mjekësore për të luftuar koronavirusin e ri.

Ministri i Jashtëm italian ia atriboi Kinës shpëtimin e jetëve në Itali, presidenti serb puthi flamurin kinez ndërsa përshëndeti një dërgesë me furnizime mjekësore, ministri i Jashtëm meksikan postoi në Twitter një foto të një avioni që transportonte ndihmën kineze, duke shkruar ‘Gracias China!!!’

Zyrtarët në disa vende tani thonë se ka pasur presion për të lavdëruar Pekinin.

Poloni: Në këmbim të furnizimeve mjekësore, zyrtarët kinezë ushtruan presion ndaj presidentit polak Andrzej Duda për të telefonuar presidentin kinez Xi Jinping për t’i shprehur mirënjohjen.

“Polonia nuk do t’i merrte këto ndihma nëse nuk do e bënte telefonatën, kështu që ata mund ta përdorin atë thirrje telefonike për qëllime propagandistike”, i tha ‘New York Times’, ambasadori amerikan në Poloni, Georgette Mosbacher.

Gjermani: Zyrtarët gjermanë janë afruar nga homologët kinezë duke u përpjekur t’i bëjnë ata të bëjnë deklarata pozitive në lidhje me reagimin e Kinës ndaj Covid-19 dhe ndihmën ndërkombëtare, sipas gazetës gjermane ‘Die Welt Am Sonntag’.

Pas shpërthimit të Covid-19, autoritetet kineze nisën një fushatë propagandistike globale duke sugjeruar që ushtria amerikane e kishte sjellë virusin në Wuhan.

Presidenti amerikan Trumo nga ana e saj ka deklaruar se ka prova se Covid-19 kishte dalë nga Laboratori i Virologjisë në Wuhan duke shtuar se shumë shpejt do publikojë një raport të plotë për çështjen.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Dailywire


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *