Vendosni fjalën kyçe....

Vaksina kundër Covid-19, Turqia nis testimin te kafshët


Shkencëtarët turq kanë arritur në fazën e eksperimentimit të vaksinë anti-Covid19 te kafshët, tha ministri i Teknologjisë të premten.

Tre universitete erdhën në fazën e eksperimentimit të vaksinës te kafshët duke nisur provat, tha Mustafa Varank.

“Ne kemi mbështetur 17 projekte vaksinash dhe ilaçesh për trajtimin e COVID-19 dhe tetë janë projekte të zhvillimit të vaksinave” tha ai.

“Pas eksperimenteve te kafshët, do fillojnë studimet. Ne mbështesim studime që mund të hyjnë në prova klinike deri në fund të vitit,” shtoi ai.

Duke thënë se Organizata Botërore e Shëndetit synon të krijojë një fond prej 7.5 miliardë eurosh për të mbështetur përpjekjet për vaksinat, ai tha se ky projekt duhet të jetë i hapur për të gjithë botën, pasi i gjithë njerëzimi duhet të përfitojë nga kjo punë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *