Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në ‘Sheshin Skënderbej’, aktivistët merren zvarrë


Shoqëria Civile ka organizuar paraditen e sotme një tjetër protestë përpara “Sheshit Skënderbej”, mirëpo situata është tensionuar duke kaluar në një përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Efektivët e policisë i kanë kërkuar protestuesve të largohen me arsyetimin se tubimi i tyre është i paligjshëm.  Mirëpo protestuesit kanë kundërshtuar.

Policia i ka tërhequr zvarrë protestuesit mes të cilëve dhe avokati Altin Goxhaj, të cilët refuzuan të lënë protestën.

Ndërkohë një grua është shtrirë përtokë duke ulëritur pasi policia po e merrte me forcë, e të tjerë i kanë shkuar për ndihmë. Ajo është ndier keq dhe u ndihmua nga mjekë të ndihmës së shpejtë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *