Vendosni fjalën kyçe....

Kthehen nga Italia grupi i dytë i 60 infermierëve që ndihmuan në luftën ndaj COVID-19


Janë kthyer nga Italia 60 infermierët e grupit të dytë që shkuan për të ndihmuar kolegët e tyre në vendin përtej Adriatikut në luftën ndaj koronavirusit.

Ata janë pritur në Rinas nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ndërsa lajmin për mbërritjen e ka shpërndarë Ogerta Manastirliu.

Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian. Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet covid zonën e Marche në Itali”-shkruan Ministrja e Shëndetësisë.

Inferimierët ishin pjesë e grupit të dytë që shkuan në Itali për të ndihmuar vendin fqinj që shërbyen në zonën e Marche ndërsa më herët është kthyer edhe grupi i parë prej 30 mjekë dhe infermierë.

Në ditën e fundit në Itali ka rënë fluksi i rasteve me koronavirus, si në viktimat dhe të infektuarit e rinj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *