Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në zyrën e tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë, Bardhi: Kemi prova do i publikojmë nesër


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila mohoi akuzat e kryedemokratit Basha se në zyrën e tenderave të kësaj ministrie kishte rënë zjarr për të fshehur provat e tenderave sekretë.

Bardhi paralajmëroi Manastirliun se provat për këtë zjarr do bëhen publike ditën e nesërme.

Madje numri i dy i PD-së tha se djegia e provave duhet të bëhet pjesë e hetimeve.

Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.

Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.

Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu.

Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë”-shkruan Bardhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *