Vendosni fjalën kyçe....

34 kg heroinë në apartament, policia italiane arreston dy shtetas shqiptarë


34 kilogramë heroinë ka sekuestruar policia italiane në Abruzzo ditën e djeshme duke vënë dy persona në pranga

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se policia e Arma bastisi një apartament, të marrë me qira nga dy shtetas shqiptarë, T.A., 28 vjeç dhe S.L., 48 vjeç dhe i arrestoi ata.

Në gjurmët e trafikantëve u arrit falë sekuestrimeve të kohëve të fundit të drogës të kryera në provincën Theatine dhe monitorimi i disa shpërndarësve që lëviznin midis Chieti, Francavilla al Mare, Pescara dhe Montesilvano.

Si rezultat i hetimeve u konstatua një rënie në shpërndarjen e lëndës narkotike për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, si në aspektin e trajtimit të drogës, ashtu edhe në furnizimin e sasive të mëdha të lëndës narkotike, për shkak të kontrolleve të rrepta në rrugë dhe autostradë.

Po këto hetime zbuluan se kur u afrua fundi i fazës së një prej urgjencave, si rritja e kërkesave për drogë nga persona të varur u organizua puna për ardhjen e një ngarkese të madhe droge.  Kështu u krijuan shërbime specifike që prisnin mbërritjen e dërgesës së lëndës narkotike që duhej të qetësonte tregun dhe fillimin e shpërndarjes në zona.

Pasditen e kaluar, ndërsa policia po punonte në gjurmimin e grupit u vu re se një i ri nga Chieti, i varur nga droga ishte duke debatuar me dy shqiptarë. Menjëherë pasi dy burrat u larguan në drejtim të Pescara, ndërsa policia i ndiqte, ata vendosën të shkojnë përtej kufijve të krahinës së Theatine. Sapo mbërritën në Montesilvano, të dy shqiptarët dolën nga makina, hynë në një ndërtesë dhe pas pak momentesh, ndërsa policia i ishte vënë pas, njëri nga të dy u kthye me makinë.

Duke menduar se do të bëhej një shkëmbim droge dhe  kishin mbërritur te shitësi me shumicë, policia vendosi ta bllokonte atë para se të largohej. Policia i gjeti shqiptarit në posedim 4 qeskëza të mbyllura me nxehtësi të heroinës, pesha e të cilave llogaritet 500 gramë secila. Por një detaj habiti policinë italiane, fakti që ata kishin mbërritur në qendrën e shpërndarjes së heroinës dhe qeskëza ishte akoma e nxehtë, një indicie që tregonte se heroina sapo ishte paketuar.

Kështu policia vendosi në dispozicion për gjurmimin e lendes edhe qentë antidrogë ku u zbulua kontejnerët plastikë dhe çuan në identifikimin e laboratorit ku droga ishte e ndarë në qese gjysmë kile, për t’u dërguar për shpërndarje me pakicë në tregun e Abruzzo-s.

Menjëherë pas këtij momenti u gjendën brenda një dollapi dy çanta me 25 kilogramë heroinë dhe 5 kilogram që ishin bërë gati për shitje me pakicë. Gjithashtu u gjetën 3 qese me heroinë me një total peshe prej 2 kilogramësh, të fshehur në një zgavër nën tryezën e ngrënies. Droga e sekuestruar nga Carabinieri i Njësisë Hetuese të Komandës Provinciale të Chieti, nëse do të hidhej në treg, do t’i jepte organizatës kriminale rreth dy milion euro fitim.

Të arrestuarit, të cilët do të duhet të përgjigjen për akuzat e trafikut ndërkombëtar dhe ndalimin e paligjshëm të drogës, janë shoqëruar në burgun e Pescara-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *