Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zv.kryeminstrja e Kosovës Tahiri: Shqipëria perlë e turizmit do shndërrohet në skëterrë të kanabisit


Idenë për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri të shpallur së fundmi edhe nga kreu i qeverisë e ka kundërshtuar edhe ish-zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.

Në një postim në rrjetet sociale ajo e quan vizion të mbrapshtë këtë nismë dhe paralajmëron se do e kthejë Shqipërinë nga një “perlë të të turizmit detar” në skëterrë të kanabisit.

Në vend se Shqipëria të bëhet një perlë e turizmit detar, do rrezikoj të shëndrrohet në skëterrë të kanabisit. Çfarë vizioni i mbrapshtë!”-shkruan Tahiri.

Ishte kryeministri Edi Rama i cili ditën e djeshme në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së Soreca, tha se drafti për legalizimin  e kanabisit mjekësor po konsultohet me ndërkombëtarë.

Nga kjo deklaratë e shefit të ekzekutivit, zyra e BE-së në Tiranë u distancua menjëherë duke thënë se BE-ja nuk ishte pjesë e konsultës mbi draftin.

Më pas ishte edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila përshëndeti deklaratën e BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *