Vendosni fjalën kyçe....

“Pretendime qesharake” – Pekini reagon pas raportit për fshehjen e Covid-19 në bashkëpunim me OBSH-në


Kina ka reaguar ashpër ndaj atyre që i quajti ‘pretendime absurde’ të bëra nga SHBA për trajtimin e saj ndaj pandemisë Covid-19.

Artikulli prej 30 faqesh, me 11,000 fjalë, erdhi teksa një raport pretendon se presidenti kinez Xi Jinping personalisht i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, që ‘të vonojë një paralajmërim global’ për kërcënimin e Covid-19 gjatë një bisede në janar.

‘Der Spiegel’ e Gjermanisë publikoi pretendimet këtë fundjavë, duke cituar inteligjencën nga Shërbimi Federal i Inteligjencës i vendit, i njohur si ‘Bundesnachricrichtendienst’ (BND).

Por OBSH-ja këmbënguli se raportet janë ‘të pabaza dhe të pavërteta’ menjëherë pas kësaj, duke pretenduar se Dr. Tedros dhe Presidenti Xi ‘nuk folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon’.

Ministria e Jashtme e Kinës ka hedhur poshtë ashpër akuzat e bëra nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, se Pekini fshehu informacione për virusin vdekjeprurës në fillimin e pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *