Vendosni fjalën kyçe....

Lehtësimi i masave, Manastirliu: Tregoni kujdes maksimal


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm lidhur me lehtësimin e masave ndaj koronavirusit.

Manastirliu ka publikuar disa rregulla të rëndësishme për të frenuar përhapjen e mëtejshme të epidemisë së COVID.

 “Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19”, shkruan Manastirliu. Bëhet fjalë për rregullat që janë njoftuar që në fillim të pandemisë, si ruajtja e distancës dhe larja e shpeshtë e duarve.

Duke nisur nga sot numrit të bizneseve që do të lejohet të ushtrojnë aktivitetin e tyre do t’i shtohen edhe parukeritë, klinikat dentare, dyqanet në qendrat tregtare dhe berberët.

Po ashtu zonave të gjelbra do t’i shtohen dhe 14 bashki të tjera, veç atyre që ishin deri më sot. “Zona të Kuqe” do të mbeten vetëm bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier. Në këto bashki do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani.

Por pjesa tjetër e vendit do të jetë e lirë për qarkullimin ndërqytetas me automjet privat, si dhe do të ketë një zgjatje të fashës së orarit për të lëvizur nga ora 05:00-21:00 në zonat e gjelbra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *