Vendosni fjalën kyçe....

Tregu duhej të hapej por kjo s’ka ndodhur, tregtarët ambulantë në Lezhë protestë para bashkisë


Tregtarët ambulantë të Lezhës, kanë protestuar paraditen e sotme para ambjenteve të bashkisë. Sipas vendimit të qeverisë tregu në Lezhë duhet të hapej, por kjo nuk ka ndodhur dhe ata nuk janë lejuar të rinisin aktivitetin e tyre.

Për këtë arsye ata kanë dalë sot të protestojnë,  duke kërkuar rikthimin në punë.

Tregu mësohet se nuk është hapur, pasi nuk përmbush kushtet e sigurisë për mbrojtjen nga COVID-19. E  siç duket tregtarët do duhet të presin ende për të rifilluar punën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *