Vendosni fjalën kyçe....

Vasili paralajmëron PS-në: Reforma Zgjedhore e njëanshme është nul


Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, Vasili, ka paralajmëruar shumicën lidhur me reformën zgjedhore.

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, ai tha se nëse shumica s’e përfshin opozitën në miratimin e kësaj reforme, ajo do jetë nul.

Vasili u tha gazetarëve se shumica po provon të shkojë drejt një votimi të njëanshëm të reformës dhe në rast se kjo ndodh tha ai, kriza e tanishme politike do thellohet edhe më shumë.

“Sa i takon propozimeve, çdo tendencë nga ana e maxhorancës, me gojën e Gjiknurit, për të akumuluar pafundësisht çështje që nuk marrin zgjidhje, është pjesë e strategjisë për të vënë situatën para faktit të kryer dhe për të miratuar në mënyrë të njëanshme. Këtij konsensualiteti nuk i është bërë asnjë shërbim nga maxhoranca, pasi nuk i është bërë asnjë përpjekje për diskutim. Maxhoranca duhet të heqë njëherë e përgjithmonë dorë nga iluzioni për të miratuar me vota imagjinare apo të blera. Do thellonte në ekstrem krizën politike, që është akoma më e rënduar në situatën e pandemisë që kaluam. Do të krijonte qorrsokak që do të ishte i rëndë për vendin dhe do të rëndonte një situatë që është e vështirë për shkak të pandemisë. Të gjitha draftet e opozitës ezaurojnë çështjen e OSBE/OHDIR. Sot është momenti që të gjitha gjërat janë në tavolinë. Kjo është një reformë nul nëse është pa opozitën. Është me tepër se nul, pasi është kthim pas.” – tha Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *