Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret përfaqësues të agjencive turistike: Ndër sektorët më të goditur, duhet plan konkret për t’i mbështetur


Presidenti Meta ka pritur sot përfaqësuesit e operatorëve e agjencive turistike në vend.

Në takimin e zhvilluar në Presidencë, ata i kanë shprehur kreut të shtetit krizën e rëndë në të cilën ndodhen për shkak të pandemisë Covid-19.

Ata theksuan se shumë prenotime janë anuluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori.

Meta nga ana e tij tha se ishte i vetëdijshëm që turizmi është ndër sektorët më të prekur dhe se sezoni pritet të jetë i vështirë.

“Nevojitet qartësi, solidaritet gjithëpërfshirës kombëtar, një plan konkret dhe i prekshëm në mbështetje të turizmit, që dëmi i shkaktuar nga pandemia COVID-19 të jetë sa më minimal dhe që ky sektor të rimëkëmbet shpejt, në mënyrë që familjet e bizneset shqiptare të cilat të ardhurat i kanë nga turizmi, të përfitojnë sa më shumë gjatë këtij sezoni. Me rifillimin e fluturimeve dhe hapjen e kufijve tokësorë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me vendet fqinje, për të mirën e përbashkët, duhet të mbështesim turizmin vendas dhe familjet shqiptare që mbahen gjatë vitit nga sezoni turistik. Për këtë është e rëndësishme të caktohen protokolle të veçanta të sigurisë shëndetësore të përshtatura për vendqëndrimet, mjetet e transportit, hotelet, bregdetin, dhe zonat e tjera që vizitohen dhe ku pushojnë turistët.” – tha ndër të tjera kreu i shtetit gjatë takimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *