Vendosni fjalën kyçe....

“Pandemia ekonomike po kolapson vendin” – Opozita e bashkuar nis aksionin politik


Partitë e opozitës së bashkuar kanë zhvilluar sot një takim ku është diskutuar për situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qindra mijëra familjeve.

Gjatë mbledhjes është theksuar se masat e qeverisë kanë krijuar një pandemi ekonomike në vend, gjë që po e çon Shqipërinë drejt kolapsit.

Kreu i PD-së i ka informuar homologët e partive opozitare lidhur me shqetësimet e biznesit në vend duke theksuar se opozita duhet të ridimensionojë planin për shpëtimin e ekonomisë e për ruajtjen e vendeve të punës.

“Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen.” – ka thënë ndër të tjera kryedemokrati.

Gjatë mbledhjes është vënë theksi edhe te menaxhimi i keq i situatës nga qeveria me vetëm 41.5 milionë euro të vëna në dispozicion për 3 milionë shqiptarë ndërkohë që një shumë e ngjashme u është dhënë sipas Bashës, oligarkëve për 2 kilometra rrugë te Unaza e Re.

Në takim ëstë vendosur për nisjen e aksionit opozitar në takime të përditshme në mbarë vendin.

“41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milion shqiptarë, ku janë qindra të mijra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur. Ndërkohë që kaq i ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re. Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfërit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre.” – ka shtuar Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *