Protesta pritet të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut kundër masave shtrënguese të qeverisë lidhur me pandeminë Covid-19.
Protesta është parashikuar për të dielën e 17 majit e do mbahet para godinës së qeverisë. Nën moton “Të gjithë ne që mendojmë se kjo duhet të marë fund, të gjithë që jemi të vetëdijshëm”, qytetarët pritet të mblidhen për të kundërshtuar masat, njofton Agjencia Ina.
Thirrja për protestë është bërë në rrjetet sociale e pritet të mbahet nga ora 12 deri në orën 14. Organizatorë të protestës janë aktivistë të shoqërisë civile, Emilija Bogatinova dhe Marigo Iseni shkruan Ina.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar në mbarë botën më së shumti në SHBA e Europë.