Vendosni fjalën kyçe....

Zaev: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen 22 ditë nga heqja e gjendjes së jashtëzakonshme


Ish- kryeministri Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai thotë se nëse shtohen dhe 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme atëherë mbetet që zgjedhjet të bëhen më 7 korrik.

Sot u bë e qartë se mbetet vetëm shpallja e zgjedhjeve 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse shpallen 30 dite të tjera të jashtëzakonshme, zgjedhjet do të ishin në 7 korrik. Nëse zgjedhjet mbahen me 14 qershor, 30 dite mbeten qe OSBE ODHIR t’i dërgohet ftese për monitorim, për KSHZ-ne janë te mjaftueshme për te mbyllur procesin e mbetur te organizimit te tyre. U pajtuam se duhet te jetojmë me virusin korona sepse askush nuk mund te thotë se kur do te përfundoje kriza dhe se ne te ardhmen s’do te ketë te infektuar.

Momenti i pare me i mundshëm duhet te pranohet dhe te shkohet ne zgjedhje. Kërkuam që të vendoset të paktën një datë potenciale për zgjedhje sepse duhet të shohim KSHZ-ja a do të jetë e gatshme dhe OSBE ODIHR të verifikojë a mund të vije. Kryeministri sot do të kërkojë përgjigje zyrtare nga ODIHR dhe do të siguroje përgjigje të tjera për mënyrën e realizimit të fushatës kurse Presidenti do të kontaktoje KSHZ-në për të marrë vlerësim konsensual nga anëtarët për zgjedhjet– tha Zaevi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *