Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj sulmon Presidentin: Është bërë gazi i botës me padinë për Teatrin


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga dritarja e emisionit “Open” ka sulmuar Presidentin Ilir Meta lidhu me konfliktin për prishjen e Teatrit Kombëtar duke thënë se po bëhet “gazi o botës” me padinë e bërë kundrejt tij.

Sipas Veliajt, padia e presidentit në Kushtetuese ndaj tij për Teatrin Kombëtar është nul sepse nuk ekziston më ligji për të cilin i referohet.

“Presidenti ka dorëzuar një padi nul, duhet të gjejë një këshilltar ligjor dhe jo të bëhet barsaletë ligjore. Po bëhet gaz i botës, juristët po qeshin nëpër Tiranë. Nuk mund të budallepset e gjithë Tiranë se bën gafa një institucion. Ai ka dorëzuar një ligj nul, sepse nuk ekziston më ai ligj.

Jam përballur edhe herë të tjera me president që duan të bëhen brigadier komunal. Unë e kam thënë atë shprehjen: Graj gomarin tat. Unë do të menaxhoj bashkinë, ai presidencën dhe Basha opozitën”-deklaroi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *