Vendosni fjalën kyçe....

Trump i del në krah Elon Musk-ut: Të lejohet ta hapë fabrikën


Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetje ndaj Elon Musk pasi CEO i Tesla-s rihapi fabrikën e tij kryesore në Kaliforni, në kundërshtim me kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit.

“Kalifornia duhet t’i lejojë Tesla-s dhe Elon Musk të hapin fabrikën, TANI. Mund të bëhet Shpejt dhe në mënyrë të Sigurtë”– ka postuar presidenti Trump.

Ditën e hënë, Musk njoftoi se ai kishte rifilluar punën në fabrikën e tij në Fremont, kundër rregullave të Qarkut Alameda, ku kompanitë ishin porositur të qëndrojnë mbyllur deri në qershor për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (lexo këtu). Musk shkruante se edhe vetë do të ishte në front dhe se nëse dikush duhej të arrestohej, kërkonte të ishte vetëm ai.

Musk e quajti urdhrin ‘super të ngatërruar’ duke pretenduar se ‘të gjitha kompanitë e tjera të automjeteve në SHBA janë aprovuar të rifillojnë punën. Vetëm Tesla është veçuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *