Kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar parashikimin e BERZH-it, se renia ekonomike e Shqipërisë për vitin 2020 do të jetë më e thella nga vendet në zhvillim.
Duke iu referuar këtij raporti, Basha shkruan se ekonomia e vendit pritet të tkurret me 9%, e për këtë fajëson kryeministrin Edi Rama.
Ai thotë se Rama zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë e jo bizneset.
“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën“, shkruan Basha.