Vendosni fjalën kyçe....

“Në 100 ditë qeverisje u përballëm me 100 pengesa, pandemi e president të frustruar” – Albin Kurti


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se në 100 ditë qeverisje, është përballur me 100 pengesa.

Ai e bëri deklaratën në mbledhjen e qeverisë ku përmendi se përveç pandemisë Covid-19, është përballur me presidentin e frustruar dhe një opozitë që kohë pandemie u angazhua për rrëzimin e qeverisë, shkruan Lajmi.

“Në këto 100 ditë, kishim dhe 100 pengesa. Një pandemi të padëshiruar që vazhdon të rrezikojë jetën e qytetarëve.  Një president të frustruar që vështirëson sfidon punët e qeverisë. Dhe një opozitë që në kohë pandemie angazhua për rrëzimin e qeverisë. Është një standard i ri, kur kryeministri dhe qeveria bëjnë punët e saj, dhe jo kundërsulmet ndaj opozitës.” – tha ndër të tjera Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *