Vendosni fjalën kyçe....

E hoqën nga drejtimi i grupit, Hajdari: Unë s’bëj pazare, do jem kjo dhe pse më fusin shkopinj nën rrota


Pasi grupi i saj parlamentar e ka shkarkuar nga pozicioni i kryetares, deputetja Rudina Hajdari ka shpërthyer në akuza në foltore.

Ajo nuk tha gjë për shkarkimin, por u shpreh ashpër ndaj deputetëve të opozitës parlamentare duke thënë se “ka nga ata që duan llokma.”

Ajo tha se  pavarësisht që po i futen shkopinj nën rrotë, nuk do bëhet kurrë pjesë e pazareve të këtij Parlamenti.

“Në këtë Parlament nuk bëhen ligje për njerëzit, taksat e qytetarëve bëhen për pazare. Politikanët kanë një të fortë nga pas, një narkotrafikant që i mban në këmbë, ka edhe nga ata opozitarë që duan një llokmë të kësaj gjëje. Unë nuk bëhem pjesë e asaj opozite që do llomka, më kanë thënë që Rudinë kështu bëhet politika me pazare. Jo mo jo, politika është për të dhënë shpresë, është ndryshe. Ta çojmë deri në fund këtë mision, duhet ta ndryshojmë sistemin zgjedhor.

Të vijnë këtu njerëz që përfaqësojnë qytetarin dhe jo biznesmenin. Ka ca që dalin këtu bëjnë akuza dhe në darkë ulen për darkë për të marrë një llokmë, nga një koncension. Unë nuk bëhem pjesë e pazareve, do jem kjo që jam edhe pse do kem shumë shkopinj nën rrota, do më luftojnë shumë njerëz. Qytetarët do i ngrenë sytë dhe do e kuptojnë që unë quhem Rudina Azem Hajdari, do e çoj deri në fund amanetin e tij!”– është shprehur deputetja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *