Vendosni fjalën kyçe....

“Vendimi për teatrin s’i takon bashkisë, do mbroj Kushtetutën” – Meta


Presidenti Meta tha sot se se Teatri Kombëtar është në pronësi të Republikës dhe bashkia nuk ka kompetenca ndaj tij.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit theksoi se se statusi i TK-së mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa tha gjithashtu se vendimi për Teatrin Kombëtar nuk i përket vetëm një qeverie apo bashkie por gjithë shoqërisë.

Në fjalën e tij Meta tha do jetë në mbrojtje të Kushtetutës së vendit si në rastin e teatrit ashtu edhe në çdo çështje tjetër ku ajo skelet.

“Teatri Kombëtar lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, Bashkia s’mund ta ketë në pronësi dhe s’mund të shprehet tej kompetencave të saj. Ka kometenca të kufizuara. Pasuria e Teatrit Kombëtar qëndron në pronësi të Republikës. Edhe kërkesa dhe çështja e Presidentit Meta, edhe të asaj më 24 korrik duhet të vijojë të shqyrtohet pasi të dyja këto akte të kundërshtuara, janë akte që ndikojnë në ekzistencën e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar. E drejta për të vendosur mbi ekzistencën e pasurive që lidhen me trashëgiminë nuk i përket vetëm një qeveria apo një bashkie.

I përket vetëm Gjykatës Kushtetuese të shprehet për këtë çështje dhe askujt tjetër. Teatri ka një status të veçantë pasi është kompleks godinash për shkak të interesit që ka, nuk është vetëm çështje e një qeverie dhe bashkie por çështje ndjesie. është pasuri e paluajtshme publike, dhe ka tjetër status dhe regjim.” – tha presidenti gjatë konferencës për shtyp.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *