Organizata Botërore e Shëndetit ka mbështetur qëdrimin e shefit të Epidemiologjisë në SHBA, Dr. Anthony Fauci, i cili tha se është ende shpejt për rihapjen e shkollave në SHBA, ndërkohë që presidenti Trump po nxit për të kundërtën.
Pas një takimi me disa gurvernatorë, Trump deklaroi se nuk e konsideronte hapje të plotë të një shteti derisa aty të hapeshin edhe shkollat.
“Unë mendoj se duhet t
hapen shkollat. Vendi ynë duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet dhe kjo do ndodhë vetëm pas rihapjes së shkollave” – tha Trump.
Ndërkohë shefi i Epidemiologjisë, Fauci, deklaroi se është ende shpejt për rihapjen e shkollave duke qenë së fëmijët mund të preken nga Covid-19.
Qëndrimin e tij e mbështeti edhe OBSH-ja, që në një deklaratë tha se Covid-19 mund të kthehet në endemi dhe mund të mos ikë kurrë.
“Është e rëndësishme të dihet edhe kjo. Ky virus mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona dhe ky virus mos të mos ikë kurrë.” – tha drejtori i OBSH-së, Mike Ryan në një konferencë shtypi.